IT AUDIT

Mazars në Shqipëri është i specializuar në shërbimet e dhënies së sigurisë, Kontabilitetit dhe Outsourcing, konsulenca fiskale dhe shërbime këshillimi.
Aktualisht po kërkojme për auditues të sistemeve të informacionit për t’ju bashkuar ekipit tonë.

Përgjegjësitë:

  • Të punojë me stafin e departamentit të auditimit dhe shërbimeve financiare në planifikimin e strategjisë që do ndiqet për angazhimet dhe të përcaktojë objektivat.
  • Të performojë dhe dokumentojë proçeset e SI, risqet dhe kontrollet e shoqërisë.
  • Të identifikojë çështjet e lidhura me auditimin dhe risqet
  • Të vlerësojë përshtatshmërinë dhe efektivitetin e procedurave të kontrollit dhe të propozojë përmirësime të mundshme.
  • Të përgatisë raporte dhe të dokumentojë identifikimin dhe parandalimin e risqeve të sistemeve të informacionit.
  • Të prezantoje gjetjet dhe të japë sugjerime për ekipin e auditimit dhe klientët.
  • Ti përgjigjet nevojave të klientit dhe stafit.
  • Të marre pjesë në trajnime, leksione dhe aktivitete me qëllim zhvillimin professional.

 Kërkesat:

  • Diplomë Bachelor në Sistemin e Informacionit ose Teknologjisë së Informacionit ose disiplinave përkatëse.
  • 2-3 vjet përvojë pune në auditimin e sistemeve te informacionit
  • Përvojë në planifikimin, menaxhimin e projekteve të auditimit, auditimin e infrastrukturës dhe funksionimit te rrjetit te sistemeve te informacionit.
  • Njohuri për operacionet e SI, teknologjinë e sigurisë, pajisjet e rrjetit dhe aplikimet e biznesit
  • Njohuri të mira për administrimin e rrezikut dhe të auditimit të brendshëm
  • Aftësi shume te mira komunikimi në anglisht dhe shqip
  • Aftësi për te punuar nën presion dhe jashtë orarit
  • Përmbushje e detyrave brenda afateve
  • Aftësi të mira analitike dhe pasion për punën
  • Aftësi të mira kontrolli dhe vëmendje ndaj detajeve

 Shpërblimi dhe pozicioni i punës do të jenë në përputhje me përvojën e aplikantit.

 Aplikantet e interesuar duhet te dorezojne dokumentet e meposhtme:

  • Një përmbledhje të përditësuar ose një CV  të shoqëruar me një fotografi
  • Letra reference nga punëdhenësi aktual apo të mëparshëm së bashku me një numër kontakti.

 Afati për aplikim është deri më 20 Tetor 2019

 Mazars is all about people - besojmë se secili individ bën një ndryshim në kulturën e Mazars.

Nëse jeni nje personi që përqafon sfidën dhe ju pëlqen të punoni në mes të një ekipi të larmishëm njerëzish me prejardhje të ndryshme - ne mund të jemi kompania duhur për ju.

 Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto dhe letrën e aplikimit në anglisht në adresën: jobs@mazars.al dhe në subjekt vendosni (e detyrueshme): IT AUDIT

Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.  Vetëm aplikantet e përzgjedhur do të kontaktohen.